Being Professional with Values

Studio Tirana operon në fushën e Kontabilitetit, Auditimit dhe konsulencës Financiare prej 20 vitesh me një përvojë dhe njohuri të konsoliduar, e themeluar nga njerëz të udhëhequr nga pasioni për të kontribuar në ofrimin e zgjidhjeve dhe arritjen e rezultateve të jashtëzakonshme për klientët e tyre.

Konsulentët tanë kanë fituar një përvojë të gjerë në auditim, kontabilitet, këshillim financiar, fiskal e ligjor dhe janë të përkushtuar të ofrojnë shërbime që janë efektive në kosto dhe në përputhje me standarde të larta cilësore. Ne synojmë të ofrojmë zgjidhje të personalizuara dhe të vlefshme për çdo problem duke u bazuar në njohuritë e zgjeruara që kemi në industri e fusha të ndryshme.

Ekspertiza e konsulentëve tanë në fushën e taksave dhe analizimit të të dhënave është ajo që na dallon në treg. Duke qenë e orientuar drejt rezultateve dhe duke ofruar këshilla dhe konsulencë të jashtëzakonshme me vlerë të shtuar, kjo është ajo që e ka bërë Studio Tirana një partner jetëgjatë për klientët tanë.

Misioni ynë

Ne jemi të përkushtuar për të identifikuar dhe kuptuar bizneset e klientëve tanë, duke i ndihmuar ata të identifikojnë nevojat e tyre dhe të arrijnë vendimmarrjen më të mirë që do t'i drejtojë ata drejt suksesit, duke ruajtur pavarësinë dhe objektivitetin tonë profesional.

Qasja Jonë

Ne fokusohemi në cilësinë, transparencën, inovacionin dhe optimizimin e mundësive që sigurojnë përmirësim të vazhdueshëm të çështjeve financiare të klientëve tanë. Ne përpiqemi të shikojmë përtej shifrave që ofrojnë shërbime këshilluese cilësore dhe me vlerë.

Vlerat tona

Integriteti, Profesionalizmi, Cilësia dhe Diversiteti

Elton Tirana
Partner/Auditues Ligjor & Ekspert në fushën e Tatimeve

Elton Tirana

I diplomuar për Financë në Universitetin e Tiranës dhe me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushën e kontabilitet, financë dhe auditim ofron njohuri dhe ekspertizë në industri të ndryshme si: prodhim, shërbime, tregti me pakicë, ndërtim, energji, teknologji dhe komunikim, pasuri të paluajtshme, organizata jofitimprurëse, etj. Eltoni zotëron, gjithashtu, njohuri tejet të kualifikuara në fushën e taksave duke ofruar këshillime me vlerë për kompani të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare.
Ka patur një rol aktiv në fushën e kontabilitetit duke qenë pjesë e Këshillit Drejtues në Institutin e Kontabilistëve të Miratuar dhe në Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar. Ai mban postin e Nënkryetarit pranë Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale për kandidatët që i nënshtrohen provimeve të marrjes së titullit profesional në fushën e kontabilitetit dhe auditimit. Ka marrë pjesë në disa programe trajnimi, konferenca ndërkombëtare për standardet e raportimit financiar, kontabilitetin, taksat dhe të tjera.

Edlira Tirana
Partnere/Kontabiliste e Miratuar dhe Vlerësuese e Pasurive të Paluajtshme

Edlira Tirana

E diplomuar për Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës, Edlira mban titullin Kontabiliste e Miratuar nga viti 2006 dhe titullin Vlerësuese e Pasurive të Paluajtshme nga viti 2010. Nga viti 2019 ka marrë edhe titullin Audituese Ligjore, por për momentin mban statusin pasiv, ndërkohë që është duke u përgatitur për tezën Master në Kontabilitet dhe Financë nga Universiteti i Salford, Mançester, UK.
Me një ekspertizë të gjatë profesionale në menaxhim dhe kontabilitet, ajo ofron analiza të detajuara dhe këshilla të hollësishme mbi analizën e Pasqyrave Financiare, menaxhimin e rrezikut dhe pajtueshmërinë. Ajo ka ofruar ekspertizë për vlerësimin e pasurive të paluajtshme në angazhime vlerësimesh komplekse për subjekte të ndryshme shtetërore dhe private me asete dhe aktivitete në prodhimin dhe shpërndarjen energjisë, hidroçentrale, gazit dhe proçese shpronësimi. Edlira është angazhuar, gjithashtu, në përkthimin dhe përshtatjen e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit në gjuhën shqipe nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë.